Haaland apo Mbappe? – përgjigjja epike e Zidane

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është pyetur se cilin preferon më shumë në sulm, Erling Haaland apo Kylian Mbappe.

Sport

18/03/2021 13:13

Los Blancos kanë qenë të lidhur me një transferim të mundshëm të francezit Mbappe gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen, shkruan lajmi.net

Megjithatë, një gjë të tillë nuk është duke e menduar për momentin trajneri Zidane.

I pyetur nëse do të dëshironte transferimin e Haalandit apo Mbappen, Zidane ka thënë: “Për momentin, ne kemi Karim Benzema”.

Benzema është duke kaluar në një formë shumë të mirë te ‘Galaktikët’ ku ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit./Lajmi.net/