Guti i shkruan letër lojtarit të Napolit: Po të pres në Madrid

Legjenda e Real Madrid, Guti Haz i ka shkruar letër futbollistit më të mirë të Napolit gjatë këtij sezoni, Khvicha Kvaratskhelia. Gjatë një interviste ditë më parë, lojtari i klubit italian tregoi se ëndrra e tij ishte që gjatë fëmijërisë ta vishte fanellën e legjendës së klubit spanjoll, Guti, shkruan Lajmi.net Me të dëgjuar këtë…

Sport

15/03/2023 09:19

Legjenda e Real Madrid, Guti Haz i ka shkruar letër futbollistit më të mirë të Napolit gjatë këtij sezoni, Khvicha Kvaratskhelia.

Gjatë një interviste ditë më parë, lojtari i klubit italian tregoi se ëndrra e tij ishte që gjatë fëmijërisë ta vishte fanellën e legjendës së klubit spanjoll, Guti, shkruan Lajmi.net

Me të dëgjuar këtë histori, Guti Haz paketoi një fanellë të tij dhe ia dërgoi në Itali lojtarit gjeorgjian. Por, kjo nuk ishte e gjitha, ai shkroi edhe një letër për të, ku thuhet:

“Shpresoj që të pëlqen fanella. Dhe gjithashtu shpresoj që ëndrra juaj të bëhet realitet. Unë të pres në Madrid”, janë fjalët që ia ka shkruar Guti futbollistit më të mirë momental në Serie A

22-vjeçari që u transfrua në “Diego Armando Maradona” për vetëm 10 milionë euro, gjatë këtij sezoni në Serie A ka zhvilluar 22 ndeshje, ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 11 asiste. Kurse vlera e tij është rritur në 60 milionë euro./Lajmi.net/