Guri poston biberonin që ia dhuroi Bahtiri: As kjo s’i paska 61

Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri vendosi që t’ia çoj sot një biberon të fëmijëve me qumësht deputetit të LDK-së, Paris Guri. Kjo erdhi disa ditë pasi Guri kishte deklaruar se do ta votonte Bahtirin për Kryetar të Kuvendit. E gjatë seancës së sotme Bahtiri është parë duke i lënë biberonin tek tavolina Gurit, e më…

Lajme

25/04/2025 14:29

Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri vendosi që t’ia çoj sot një biberon të fëmijëve me qumësht deputetit të LDK-së, Paris Guri.

Kjo erdhi disa ditë pasi Guri kishte deklaruar se do ta votonte Bahtirin për Kryetar të Kuvendit.

E gjatë seancës së sotme Bahtiri është parë duke i lënë biberonin tek tavolina Gurit, e më pas duke e përshëndetur.

Pas seancës, Agim Bahtiri u pyet për këtë që bëri derisa tha se “më ka nderuar, e nderova, asgjë më tepër”.

Kurse Guri ka vendosur që ta publikojë një fotografi të “dhuratës” së Bahtirit , duke thënë se as ajo si paska 61 mililitra- duke e lidhur me faktin se Vetëvendosje s’po arrin t’i ketë 61 vota as për të propozuarën për kryekuvendare, Albulena Haxhiu- e më pas ndoshta as për formimin e qeverisë./Lajmi.net/