Guri i LDK-së: Më e rëndësishme se lufta e Pecit ndaj meje është buxheti i shtetit, ktheni paret që i keni vjedhë

Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri tha se buxheti i shtetit është më i rëndësishëm sesa lufta e ministrit Faton Peci ndaj tij. Ai shkroi në Facebook se “në vend të luftës së pakuptimtë të Pecit, e fron atë që “t’ia anulojë 100 mijëshen edhe dajës së Fitores”, duke…

Lajme

24/11/2024 17:05

Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri tha se buxheti i shtetit është më i rëndësishëm sesa lufta e ministrit Faton Peci ndaj tij.

Ai shkroi në Facebook se “në vend të luftës së pakuptimtë të Pecit, e fron atë që “t’ia anulojë 100 mijëshen edhe dajës së Fitores”, duke iu referuar granteve që Ministria e Bujqësisë ua dha familjarëve të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.

“Edhe diçka për “Luftën e Pecit ndaj Gurit”. Me e rendesishme se lufta e tij personale ndaj meje është buxheti i shtetit, është paraja publike, aty ku ju i keni futur duart. Këtu nuk i lejojmë as duart e Pecit e as të askujt tjetër”, shkroi Guri.

“Andaj në vend të luftës së pakuptimtë të Pecit, e ftoj atë t’i anulojë 100 mijëshen edhe dajes së Fitores. KTHENI PARET QË I KENI VJEDHË CENT MË CENT!”, shtoi ai.

Peci, tha në një video “ta shohim a janë të fortë guri kur të paraqiten në gjykatë”.