Gundogan shpallet lojtari i muajit në Premierligë
Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, është shpallur lojtari i muajit janar në Premierligë.
Sport
Ilkay Gundogan është shpallur lojtari më i mirë i muajit janar në Premierligë, transmeton lajmi.net.
Gundogan është duke kaluar në një formë jetësore, ai ka mrekulluar me paraqitjet e tij në mesfushën e “Citizens”. Gundogan mposhti lojtarët John Stones, Jack Grealish dhe anëtarin e Leicester Cityt, James Maddison, për tu shpallur lojtari më i mirë i muajit.
Ai u shpreh tejet i kënaqur me çmimin e fituar.
“Ndihem i nderuar që kam fituar këtë çmim. Faleminderit për të gjithë ata që votuan për mua, falënderoj shokët e skuadrës, sepse pa ta nuk do të mund ta bëja”, tha Ilkay Gundogan.
Aktualisht, City qëndron në vendin e parë me 50 pikë, pesë me shumë se Manchester United, dhe ka një ndeshje për të zhvilluar. City do të përballet me Tottenham Hotspur, në kuadër të xhiros së 24-të të Premireligës.
Kujtojmë që ndeshjen e parë në Tottenham Hotspur Stadium, City e humbi me rezultatin 2-0./Lajmi.net/
An honour to be @premierleague Player of the Month. Thanks to everyone who has voted for me ⭐?? A big thank you to all my teammates – it would have not been possible without your amazing support!?@ManCity pic.twitter.com/yIXJI9Sgpl
— Ilkay Gündogan (@IlkayGuendogan) February 12, 2021