Gundogan flet për idenë e ‘kritikuar’ të Guardolas për ta inkuadruar në finale të LK

Ilkay Gundogan ka folur për pozitën e tij në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

10/06/2021 13:44

Manchester City humbi finalen ndaj Chesleat në Ligën e Kampionëve dhe menaxheri Pep Guardiola u kritikua shumë për zgjidhjet e tij, shkruan lajmi.net.

Guardiola kishte vendosur që të mos luante me mefushor defansiv, edhe pse në përbërje kishte mundësi të fuste Rodrin dhe Fernandinhon.

Në vend të kësaj, ai vendosi ta fusë Gundogan dhe ky vendim provokoi kritika të shumta. Sipas ekspetëve, Gundogan nuk arriti të luajë mirë pasi nuk mundi të siguronte siguri për mbrojtësit.

Tani ai është pyetur për këtë vendim gjatë një konferënce për shtypin me Kombëtaren gjermane.

“Pak ditë para finales, u bë e ditur që një ide e veçantë e menaxherit do të bëhej realitet”, tha Gundogan.

“Unë u mundova të luaj më së miri atë pozitë, por nuk mendoj se duhej të ndodhte”, përfundoi Ilkay Gundogan./Lajmi.net/