Guerot: Lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot tha se lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës. Guerot e cilësoi ceremoninë e mbajtur sot në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare si dinjitoze për të rikujtuar 3 vjetorin e luftës në Ukrainë. Ndër të tjera, ai potencoi se Rusia është dobësuar por mbetet një faktor…

Lajme

24/02/2025 22:51

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot tha se lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës.

Guerot e cilësoi ceremoninë e mbajtur sot në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare si dinjitoze për të rikujtuar 3 vjetorin e luftës në Ukrainë.

Ndër të tjera, ai potencoi se Rusia është dobësuar por mbetet një faktor destabilizues.

“Ceremoni dinjitoze për shënimin e 3 vjetorit të luftës agresioniste ruse kundër Ukrainës. Lufta për lirinë e Ukrainës është gjithashtu lufta për sigurinë evropiane. Rusia është dobësuar, por mbetet një faktor destabilizues. Ne, evropianët, duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen dhe autonominë tonë”, the Guerot.