Gucati: Kalimi i veteranëve nëpër Serbi, gabim i madh me pasoja

Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së, ka deklaruar se kalimi i qytetarëve të Kosovës, e në veçanti i veteranëve të UÇK-së, nëpër rrugët e Serbisë është një gabim i madh. Në një prononcim për KlanKosova, ai tha se pasojat e një veprimi të tillë mund t’i vuajnë jo vetëm personat që udhëtojnë, por edhe familjet e…

Lajme

12/02/2026 14:43

Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së, ka deklaruar se kalimi i qytetarëve të Kosovës, e në veçanti i veteranëve të UÇK-së, nëpër rrugët e Serbisë është një gabim i madh.

Në një prononcim për KlanKosova, ai tha se pasojat e një veprimi të tillë mund t’i vuajnë jo vetëm personat që udhëtojnë, por edhe familjet e tyre.

 “Unë mendoj se, para së gjithash, është gabimi më  i madh që veteranët tanë ose qytetarët po kalojnë nëpër Serbi. Është gabim trashanik, që pastaj duhet ta vuajë edhe vetë veterani, por edhe familja e tij”, tha Gucati.