Guardiola: Urime Wolfsburg

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka pranuar se Wolfsburg e meritoi fitoren kurse paralajmëroi se do të analizojë se çfarë ndodhi me skuadrën e tij.

Sport

30/01/2015 23:52

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka uruar Wolfsburgun për paraqitjen që bëri duke i mposhtur me rezultat 4:1, në ballafaqimin e tyre të parë në pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë.

Gjiganti bavarez u dominua nga kundërshtari që ia shënoi nga dy gola në secilën pjesë të lojës duke ua shkaktuar një humbje të rëndë.

Dhe, Guardiola ka pranuar se Wolfsburg e meritoi fitoren.

“Wolfsburg ishte më i mirë, shënuan golat në momentet e duhura. Urime”, deklaroi ai për faqen zyrtare të Bayernit.

“Ne duhet të analizojmë atë çfarë ndodhi, dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, u shpreh ai.