Guardiola: Tottenham po kërkon 115 milionë euro për Kane, e papërballueshme

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pranuar se do jetë shumë e vështirë ta transferojnë sulmuesin Harry Kane në verë.

Sport

07/07/2021 12:37

“Qytetarët” e dua Kane si pasuesi i Sergio Aguero, por Tottenham nuk është i hapur për negociata, ngase nuk do ta humbë yllin e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, tekniku spanjoll ka zbuluar se Tottenham kërkon plotë 115 milionë euro, vlerë tepër e lartë për t’u paguar nga City.

“Me çmimet që ata kërkojnë, është e pamundur, ne nuk mund ta paguajmë atë. Të gjitha klubet kanë një situatë të keqe ekonomike. 115 milionë euro që Tottenham po kërkon për Kane, është vlerë e papërballueshme”.

“Është shumë e mundshme që City mos të blej fare sulmues në këtë afat. Gabriel Jesus dhe Ferran Torres po luajnë shumë mirë dhe mund të llogarisim në ta”, tha ai.

Ndërkohë, City edhe ka ofruar shkëmbim lojtarëve plus 100 milionë euro por është refuzuar./Lajmi.net/