Guardiola telefonon Griezmannin, i kërkon transferimin te Man City

Trajneri i Manchester City Pep Guardiola ka shprehur interesim për sulmuesin e Barcelonës Antoine Griezmann.

Sport

09/07/2021 18:39

Sipas ‘Foot Mercato’, Guardiola ka telefonuar Griezmannin dhe i ka kërkuar transferimin te Manchester City, transmeton lajmi.net.

‘Citzens’ prej kohësh janë në kërkim të një top-sulmuesi dhe kanë pasur si prioritet sulmuesin e Tottenham Harry Kane, por duket se tani kanë filluar të shikojnë opsione tjera dhe ja kanë vënë syrin yllit të Barcelonës.

Guardiola është një ‘fans’ i lojës së francezit dhe e dëshiron atë në Angli nga sezoni i ardhshëm.

30-vjeçari ka kontratë me Blaugranët deri në qershor të vitit 2024, por mund të largohet për një ofertë të mirë duke marrë parasysh problemet financiare që po kalon gjiganti spanjoll. /Lajmi.net/