Guardiola shumë afër rekordit të Mourinhos
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është në rrugën e mirë për të vendosur një rekord të ri në Premierligë, që mbahet nga Jose Mourinho.
Sport
Spanjolli ka pak kohë që është bërë trajneri i parë që fitoi tre tituj brenda një sezoni në Angli, ndërsa tani po kërkon të arrijë numrin e 100 fitoreve, për jo shumë ndeshje të zhvilluara.
Mourinho aktualisht mban këtë rekord me Chelsean, kur 100 fitoret e para i arriti për vetëm 142 ndeshje.
Pep Guardiola duket se do ta tejkalojë portugezin, pasi aktualisht ka 87 fitore nga 114 ndeshje, duke iu dashur vetëm 13 fitore në 27 ndeshjet e ardhshme./Lajmi.net/