Guardiola reagon pas akuzave të Klopp për shpenzimet, e quan gënjeshtar

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka reaguar homologut të tij, Jurgen Klopp, lidhur me akuzat për shpenzime marramendëse në merkato.

Sport

02/08/2019 18:04

Klopp kishte thënë se Man City është një botë fantazie kur vije puna tek transferimet, pasi ata shpenzojnë qindra miliona euro secilën merkato.

Pas këtyre fjalëve, ka reaguar spanjolli, i cili ka thënë se Klopp flet të pavërteta, dhe kjo gjë i pengon atij.

“Më pengon, sepse nuk është e vërtetë se ne shpenzojmë qindra miliona euro secilën merkato” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Është Liverpool. ‘YNWA”. Nuk është skuadër e vogël. Është Liverpool. Sigurisht, nuk më pëlqejnë gjërat e pavërteta. Nuk mund të shpenzojmë 200 milionë funte çdo sezon. Ky është realiteti” ka thënë tutje trajneri i City, duke përgënjeshtruar Kloppin.

Manchester City dhe Liverpool do të përballen me njëra tjetër për trofeun e ‘Community Shield’, me trajnerët që do të vazhdojnë betejën në fushë. /Lajmi.net/