Guardiola për finalen ndaj Chelseat: E dimë që janë kundërshtar i fortë, duke e pohuar këtë ne duhet t’i mundim ata

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka vlersuar Cheslean si skuadër e fortë.

Sport

24/05/2021 15:31

Pep Guardiola ka folur në konferencën për shtyp para ndeshje me Cheslean në finale të Ligës së Kampionëve e cila do të mbahet të shtunën, shkruan lajmi.net.

Tekniku spanjoll vlerësoi se Chelsea është një skuadër e fortë e cila është shumë e rrezikshme, por se City e di këtë dhe duke u nisur nga ky fakt, ata duan t’i mposhtin londinezët.

“Ndoshta nuk e shpjegoj mirë, kur ata kanë topin në posedim është e vështirë t’i kontrollosh lojtarët e tyre nga afër, mesfushorët e tyre lëvizin perfekt. Ata e zgjerojnë fushën me anësorë dhe me Wernerin i cili kthehet më poshtë”, tha ai.

“Ata kombinohen mirë me Pulisic dhe Mount, janë shume të drejtpërdrejtë. Unë e pashë ndeshjen e tyre me Aston Villan, ata luajtën mirë, e kontrolluan ndeshjen, këtë gjë e bëjnë në mënyrë perfekte. Është një finale e Ligës së Kampionëve, nuk mund të prisja një kundërshtar më të vështirë”, tha Guardiola.

“E dimë, mirë, do të përballemi me ta, duke e ditur çfarë të bëjmë dhe ti mposhtim ata. Unë jam më i brengosur se çfarë do të bëjmë me top. Strategjia jonë është e fokusuar me top, dhe kjo është çfarë do të bëjmë”, përfundoi Pep Guardiola./Lajmi.net/