Guardiola nuk mendon përtej vitit 2021, fokusi vetëm te Kupa FA

Pep Guardiola ka folur edhe një herë për ambiciet e tij.

Sport

28/06/2020 09:16

Pasi skuadra e Liverpool është shpallur kampione për këtë edicion, Manchester City tashmë ka kthyer fokusin te Kupa FA.

Trajneri Pep Guardiola ka bërë të ditur se ai është fokusi kryesor, duke mos dashur që të flas shumë për të ardhmen, pasi nuk sheh më larg sesa viti 2021.

“Jam i interesuar për këtë pjesë të sezonit dhe për sezonin tjetër”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Jam i kënaqur që jam në këtë klub dhe po provojmë të bëjmë më të mirën. Por, unë nuk dua të mendoj shumë për të ardhmen. Tani është koha. Unë mendoj vetëm për sot”, ka shtuar trajneri katalan.

“Dua që lojtarët të rikuperohen pasi në 15-20 minutat e fundit ishim shumë kërkues, 10 kundër 11. Ne kemi ndeshje të vështirë ndaj Newcastle dhe për atë dua të fokusohem”, tha mes tjerash Guardiola.

Manchester City do të ketë përballje jo të lehtë në kuadër të Kupës FA, kur do të kontestohet nga Newcastle United. /Lajmi.net/