Guardiola merr përgjegjësinë: Unë jam trajner dhe nuk jam mjaftueshëm i mirë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka marrë përgjegjësinë për rrjedhën e rezultateve të dobëta që vazhduan me humbjen ndaj rivalit të qytetit, Manchester United. United mposhti si mysafir City në derbin e madh të qytetit me rezultat 2:1 në xhiron e 16-të të Premier Ligës. City kryesoi nga minuta e 36-të me golin e…
Sport
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka marrë përgjegjësinë për rrjedhën e rezultateve të dobëta që vazhduan me humbjen ndaj rivalit të qytetit, Manchester United.
United mposhti si mysafir City në derbin e madh të qytetit me rezultat 2:1 në xhiron e 16-të të Premier Ligës. City kryesoi nga minuta e 36-të me golin e Joshko Gvardiol, por United e ktheu lojën në minutat e fundit me golat e Bruno Fernandes në minutën e 88-të nga penalltia dhe Amadou Diallo në minutën e 90-të.
“Unë jam shefi, jam trajner dhe nuk jam mjaftueshëm i mirë. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk jam i mirë. Kjo është e vërtetë”, tha Guardiola pas humbjes.
City, katër herë kampionë radhazi të Anglisë, është mposhtur në tetë nga 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, me vetëm një fitore. Ekipi aktualisht renditet në pozitën e pestë.
“E dija që në fillim se do të ishte një sezon i vështirë. E kam thënë shumë herë, edhe kur fitonim, por nuk e prisja të ishte aq e vështirë sa tani”, tha trajneri spanjoll, i cili fitoi 15 trofe me City, përfshirë Ligën e Kampionëve.