Guardiola me një “mesazh” për Liverpoolin para ndeshjeve të fundit në Premierligë

Pep Guardiola i ka dërguar një “mesazh” skuadrës së Liverpoolit para ndeshjes së xhiros së fundit në Premierligë.

Sport

12/05/2019 14:35

Trajneri spanjoll ka thënë se nuk ndihet aspak nervoz para ndeshjes së xhiros së fundit, ku edhe do të vendoset titulli në elitën e futbollit anglez.

Manchester City ka nevojë për fitore në shtëpinë e Brighton, për të shpallur kampion i Premierligës, dhe se çdo gabim i tyre, do të ishte një mundësi e artë për Liverpoolin për t’u shfrytëzuar.

“Jam shumë i lumtur, nuk jam aspak nervoz”, ka deklaruar Guardiola, përcjell ‘lajmi.net’.

“Isha shumë nervoz para ndeshjes me Liverpoolin, shtatë pikë pas tyre, dhe kemi mundur të jemi dhjetë pikë prapa”.

“Ishte shumë e vështirë, por jo tani, në asnjë mënyrë. Unë po fle si një djalë i vogël. Është një ëndërr, një privilegj, e dua këtë”./Lajmi.net/