Guardiola: Ky është lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë
Manchester City ndodhet në Japoni për përgatitjet për sezonin e ri.
Sport
Trajneri Pep Guardiola në konferencën për shtyp ka qenë i ashpër me gazetarët, që e kritikuan për minutat e pakta që po ia lë në dispozicion talentit Phil Foden.
Këtyre kritikave spanjolli iu është përgjigjur se Foden është lojtari më i talentuar që ka punuar ndonjëherë.
“Foden është lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Problemi i tij është se trajneri nuk e vendos në skuadrën e parë. Ai i meriton të gjithë minutat, por nuk është e lehtë krahas të tjerëve në konkurrim”.
“Ai punon shumë, dhe jam këtu për të ndihmuar atë”.
Kujtojmë se gjatë karrierës së tij, Pep Guardiola ka punuar me lojtarë si Lionel Messi, Xavi Hernandez, Andres Iniesta e shumë të tjerë./Lajmi.net/