Guardiola kundër Superligës: Nuk është sport nëse suksesi është i garantuar

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka shprehur pakënaqësi ndaj Superligës Evropiane.

Sport

20/04/2021 14:58

Superliga Evropiane u formuar nga 12 gjigantë evropianë, mes tyre edhe Manchester City, derisa tani ‘rrezikojnë’ të përjashtohen nga garat ndërkombëtare, përcjellë lajmi.net.

I pyetur për Superligën, Guardiola tha se sport nuk është sport nëse suksesi është i garantuar.

“Sporti nuk është sport nëse suksesi është i garantuar dhe kur lidhjet bëhen të forta dhe trofeu nuk ekziston”.

“Nuk është sport nëse nuk ka rëndësi nëse humb. Nuk është e drejtë për klubet që luftojnë për vendin e parë dhe nuk mund të kualifikohen”, deklaroi ai.

Në formatin e Superligës Evropiane, 15 gjigantë evropianë do jenë të pandryshueshëm pavarësisht nëse janë në kreun ose fundin e tabelës./Lajmi.net/