Guardiola konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës: Do të jetë jashtë fushave për një muaj

Kevin de Bruyne ishte lënduar në ndeshjen e fundit të Manchester City dhe tani është konfirmuar se ai do të mungoi për katër deri gjashtë javë.

Sport

22/01/2021 14:51

Pep Guardiola ka konfirmuar se ai do të jetë pa mesfushorin kryesor, De Bruyne, për muajin e ardhshëm si rezultat i lëndimit që ai pësoi në ndeshjen ndaj Aston Villa.

Citizens arritën që ta fitonin ndeshjen e fundit në Premierligë, 2-0, ndaj Aston Villas pas golave të Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan, transmeton lajmi.net.

Për momentin, City janë të pozicionuar në vendin e dytë, me 38 pikë dhe gjithashtu një ndeshje më pak sesa lider Manchester United (40 pikë).

Lëndimi i belgut do të jetë një handikep i madh për Guardiolan, pasi është udhëheqësi kryesor i mesfushës./Lajmi.net/