Guardiola dëshiron përforcime

Trajneri i Man City, Pep Guardiola po kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm.

Sport

07/06/2021 14:27

Sipas ‘ESPN’, Guardiola i ka kërkuar drejtuesve të ‘Citizens’ blerjen e mesfushorit të Aston Villas, Jack Grealish, raporton lajmi.net.

25- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 26 paraqitje me fanellën e Aston Villas në Premier League, duke realizuar gjashtë gola dhe 10 asistime.

Përveç Grealish, City po synon edhe transferimin e sulmuesit Harry Kane, si zëvendësues i Kun Agueros që u largua në drejtim të Barcelonës. /Lajmi.net/