Guardiola ka një kërkesë interesante për Agueron

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka një kërkesë interesante për lojtarin e tij, Sergio Aguero.

Sport

17/03/2019 14:01

Guardiola dëshiron që lojtari i tij të qëndrojë në këtë formë të lart edhe gjatë pauzës së kombëtareve.

Ai shpreson se argjentinasi do të vazhdojë me formën e lartë kur skuadra po hyn në pjesën kyçe të sezonit.

“I kam kërkuar atij që të stërvitet nga pak këtë pjesë të pauzës, mos ta humb kondicionin fizik, sepse ai po kalon në formë të jashtëzakonshme” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Këto gjëra priten nga Sergio. Ai tani është në momentet që kanë vetëm sulmuesit më të mëdhenj” ka thënë tutje ai.

Aguero ishte vendimtar për Manchester City, ku pas inkuadrimit të tij shënoi dy gola për të përmbysur skuadrën e Swansea, dhe për t’i dhënë gjysmëfinalen e Kupës FA skuadrës së tij. /Lajmi.net/