Guardiola flet për spekulimet që po e lidhin me Kombëtaren e Brazilit
Brazili thuhej se kishin përgatitur një ofertë për trajneri e Manchester City, vie reagimi i Pep Guardiolas.

Sport
Pep Guardiola ka thënë që me kënaqësi do ta drejtojë klubin e Manchester Cityt për të gjithë pjesën e mbetur të karrierës së tij, kështu duke mohuar spekulimet që po e lidhin me detyrën në stolin e Kombëtarës së Brazilit.
Sipas “Marca”, Federata e Brazilit kanë përgatitur një ofertë për Guardiola me një pagë prej 12 milionë eurosh në vit, kontratë kjo që do të zgjaste deri pas Botërorit të ardhshëm në vitin 2026, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, i pyetur sot për këto spekulime, Guardiola e bëri të qartë që nuk mund ta shoh vetën të drejtojë ndonjë skuadër tjetër përveç Cityt.
“Momentalisht jam me kontratë këtu dhe jam tejet i lumtur. Jam i gatshëm që të qëndrojë këtu tërë jetën. Nuk mund të ketë vend më të mirë se City”, tha Guardiola.
“Do ta rinovoja kontratën për 10 vite, por unë nuk mund ta zgjasë kontratën për 10 vite. Tani nuk është momente i duhur. Nuk e di se nga ka ardhur kjo gjë”, shtoi më tej trajneri i Cityt.
Trajneri Tite do të largohet pas Kampionatit Botëror “Katar 2022” nga Kombëtarja e Brazilit, ndërsa disa raportime nga Spanja këtë javë thuhej që Brazili ka kontaktuar me Guardiolan./Lajmi.net/