Guardiola flet për Atleticon: Skuadër e mirë, do na duhet shumë punë që të kualifikohemi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për ndeshjen ndaj Atletico Madridit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Sport

18/03/2022 17:07

“Qytetarët” do të takohen me “Los Rijoblancos” në kuadër të çerekfinales, me ndeshjet e para që zhvillohen në fillim të prillit, përcjellë lajmi.net.

Guardiola tha se Atletico është një skuadër e mirë dhe që punuan shumë që të kualifikohen deri në çerekfinale.

“Ata kaluan në një fazë grupore tepër të vështirë dhe kundër United mbi 180 minuta ishin më të mirë, loja në Madrid në pjesën e parë fantastike. Është një ekip, janë ata që janë”.

Në fund, tekniku spanjoll theksoi se do t’iu duhet të punojnë shumë që të avancojnë tutje.

“Shumë punë kundër Atletico për të menduar për fazën tjetër”, përfundoi Guardiola.

Ndërkohë, ndeshja e parë mes zhvillohet në “Etihad Stadium” me 5 prill./Lajmi.net/