Guardiola: Carson është pjesë e rëndësishme e grupit në zhveshtore, është kënaqësi ta shikosh duke luajtur

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për debutimin e portierit, Scott Carson.

Sport

14/05/2021 20:45

Portieri i Manchester Cityt, Scott Carson do të bëjë debutiin e tij me skuadrën dhe paraqitjen e tij të parë në Premierligë pas më shumë se 10 viteve, shkruan lajmi.net.

Portieri do të përjetojë edhe gardën e nderit nga Newcastle, pasi Manchester City është kampion i sezonit 2020/2021.

Para ndeshjes, Pep Guardiola deklaroi se Carson e meriton të luajë sepse me prezencën dhe karakterin e tij ai ndihmon shumë skuadrën prapa skenave.

“Scott Carson na ka ndihmuar shumë prapa skenës dhe është një kënaqësi ta shikosh duke luajtur”, tha ai.

“Kjo nuk është dëshirë vetëm e imja, por e të gjithë stafit të klubit sepse ai është një pjesë e rëndësishme e grupit në zhveshtore, ai është një karakter tejet i fortë”, tha Guardiola.

“Ai e sheh të vërtetën dhe të gjithë e duan si personalitet, ai është pjesë e jona dhe do të jetë pjesë e suksesit tonë”, përfundoi Guardiola./Lajmi.net/