Guardiola bllokoi huazimin e Foden te Parma

Roberto D'Aversa provoi të merrte Phil Foden te Parma në vitin 2019, por trajneri Pep Guardiola bllokoi lëvizjen.

Sport

07/04/2021 15:24

Trajneri i Parmas ishte në kërkim të një sulmuesi të ri që do garonte me sulmin momental, përcjellë lajmi.net.

Sipas Calciomercato, Foden ishte një ndër prioritet kryesore.

Trajneri i Parmas e kishte shikuar lojtarin gjatë një ndeshje kur ishte pjesën e Anglisë U21.

Gazeta italiane raporton se Parma provoi dy herë që ta transferojë Foden atë verë, mirëpo ishte Guardiola që assesi nuk e lejoi largimin e anglezit.

Pas disa jave, ishte D’Aversa që e thirri trajnerin Guardiola, por ky i fundit sqaroi arsyen pse nuk do largohet: ‘Është lojtar i ri, por shumë i ofertë. David Silva do largohet dhe ai do jetë titullar këtë sezon’, ishte shprehur tekniku spanjoll./Lajmi.net/