Guardiola befason të gjithë, tregon kush mund ta zëvendësojë Agueron
Pep Guardiola ka befasuar të gjithë me disa deklarata të fundit.
Sport
Trajneri i Manchester City, Guardiola, ka folur lidhur me situatën e Sergio Aguero, i cili ka probleme me gjurin e majtë.
Lojtari me shumë gjasë do të humb pjesën e mbetur të sezonit. Lidhur me këtë, Guardiola ka treguar se edhe kush mund ta zëvendësojë argjentinasin.
Përgjigja ishte e befasishme, pasi trajneri katalan ka folur për një lojtar që luan në pozitën e mesfushorit – Ilaky Gundogan.
“Në këtë pozitë mund të luajë edhe Ilkay Gundogan, por edhe Bernardo Silva, sikur edhe Raheem Sterling”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Ne nuk kemi dyshime për Gabriel Jesus. Dyshimi i vetëm është se sa mund të jemi gati për ndeshje çdo tri ditë”, ka thënë mes tjerash trajneri i City.
City do të kthehen në fushën e blertë nesër, me ndeshjen kundër Chelsea. /Lajmi.net/