Grupi i vajzave në bikini rrahin një vajzë në plazh (Video)

Ky është një moment tronditës ku shihen tri femra në bikini në një plazh me shkëmbinj, filmohen teksa rrahin një tjetër femër.

Fun

01/04/2016 10:51

Tri femrat që sulmuan janë arrestuar, pasi kanë lënë 20 vjeçaren tjetër me gjakderdhje në fytyrën e saj, dhe i kanë thyer hundën, transmeton lajmi.net.

Sipas raportit të policisë, viktima ka qenë e shtrirë në brigjet e lumit Saluda në Karolinën Jugore.

Grupi i vajzave i afrohen duke e tërhequr për flokë dhe e godasin me fytyrë në tokë.

Ndërkohë, rreth 30 njerëz të panjohur rreth tyre filmojnë këtë sulm të palakmueshëm.

Një grua nga turma u përpoq qe të ndalojë këtë luft mes tyre dhe tenton ta ndihmojë viktimën.

Viktima e cila dëshiron të mbetet anonime, ka thënë se po të njëjtat femra e ngacmojnë vazhdimisht në shkollë dhe e detyrojnë t’iu nënshtrohet atyre.

Viktima, ka pësuar lëndime të rënda duke iu mavijosur sytë, duke iu thyer hunda dhe tërë fytyra i është mbuluar me gjak.

Arlinda Craft 18 vjeçare, Anns Leigh Hill 19 vjeçare dhe Megan Williams 20 vjeçare, u arrestuan për këtë sulm dhe vazhdojnë të jenë në stacionin policor./lajmi.net

The three grls have been arrested