Gruda: Sveçla duhet të jap dorëheqje si akt moral, për keqardhje mungesa e ndjeshmërisë
Për vdekjen e Agon Zejnullahut, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të duhej të kishte më shumë ndjeshmëri lidhur me rastin. Derisa, tha se dorëheqja nga Sveçla duhet të jepet si akt moral. “Sot kam shprehur qëndrimin e Partisë…

Lajme
Për vdekjen e Agon Zejnullahut, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të duhej të kishte më shumë ndjeshmëri lidhur me rastin.
Derisa, tha se dorëheqja nga Sveçla duhet të jepet si akt moral.
“Sot kam shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës që ministri i Punëve të Brendshme duhet të jap dorëheqje si akt moral, sepse pamjet janë të qarta dhe veprimet joprofesionale të policisë janë të qarta. Për sa i takon mënyrë se si e sheh ministri, unë isha rezervu me i dhënë konotacion politik këtij diskutimi, por është për keqardhje mungesa e ndjeshmërisë”, tha Gruda në Klan Kosova.
Gruda shtoi se në formimin politik të VV-së ka qenë përdorimi i tragjedive për të bërë politikë.