Gruda: Nëse ndryshimi i procedurës përdoret për bllokadë, nuk e pranojmë
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kundërshtuar mënyrën e propozuar për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, gjatë vazhdimit të seancës konstituive. Gruda tha se aktgjykimi kërkon respektimin e praktikës së deritanishme parlamentare dhe se në legjislaturën e kaluar nënkryetarët janë votuar në pako. “Aktgjykimi thotë se duhet të respektohet praktika e deritanishme parlamentare. Në legjislaturën…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kundërshtuar mënyrën e propozuar për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, gjatë vazhdimit të seancës konstituive.
Gruda tha se aktgjykimi kërkon respektimin e praktikës së deritanishme parlamentare dhe se në legjislaturën e kaluar nënkryetarët janë votuar në pako.
“Aktgjykimi thotë se duhet të respektohet praktika e deritanishme parlamentare. Në legjislaturën e kaluar, nënkryetarët janë votuar në pako. Për ta ndryshuar këtë praktikë kërkohet konsensus i të gjitha forcave politike”.
“Nëse garantoni konstituimin e Kuvendit, PDK voton në çdo formë. Por nëse doni ta ndryshoni formën si mjet bllokade, ne nuk e pranojmë”, tha ai.