Gruaja shpëton nga vdekja dhe pastaj i ndryshon e gjithë jeta

Sona Davies kishte kryer me sukses një operacion pasi ishte prekur nga tumori.

Fun

04/08/2016 02:46

Gruaja britanike i ka thënë me shaka vajzës së saj: “Eja të blejmë një biletë, pasi ia hodha vdekjes”. Por 53-vjeçarja nuk e mendonte kurrë se ajo biletë lotarie do t’i ndryshonte jetën.

“Para një jave u operova. Të premten ishte dita kur unë u zgjova. Jam e shëruar. Ndihem mirë dhe nuk më dhemb shumë. Kur u zgjova, u ndjeva sikur ia hodha vdekjes. Thashë ndihem me fat dhe do të provoj lotarinë”, tha ajo.

Sona i tha vajzës së saj 23-vjeçare Stephanie të merrte një biletë lotarie, e cila i dhuroi britanikes plot 61 milionë paund. Familja nga Monmouth ishin ftuar në një televizion britanik ku rrëfyen historinë e tyre.

36D5CBE800000578-3721298-image-a-23_1470227175695 36D53DA700000578-3721298-image-a-25_1470220450162 36D533EC00000578-3721298-image-a-24_1470220312012 36D567BF00000578-3721298-image-a-20_1470226452993 36D569C100000578-3721298-image-m-19_1470226411603 36D5285B00000578-3721298-image-m-22_1470227023720 36D5289A00000578-3721298-image-a-37_1470221625216 36D5995600000578-3721298-image-a-25_1470227265105