Gruaja rrah keq nxënësin pasi ia goditën veturën me topa bore

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në Manchester të Anglisë.

Fun

15/01/2022 09:15

Një grua u kap duke goditur me grusht një nxënës, pasi ata e goditën veturën e saj me topa bore, transmeton lajmi.net.

Dy shokë goditën veturën e një gruaje, e cila nuk hezitoi aspak të dal dhe të rrah njërin prej tyre fizikisht.

Babai i djalit tha se djemtë po kalonin rrugën kur njëri prej tyre hodhi një top bore në një makinë në lëvizje, në Manchester të Anglisë.

Shoferja doli nga makina dhe pyeti djalin se kush e hodhi topin e borës.  Pamjet më poshtë shfaqin gruan duke u përballur me fëmijën dhe duke e goditur me grusht. /Lajmi.net/