Gruaja rrah burrin në Fushë Kosovë, e bën për spital
Një burrë ka raportuar në polici se është rrahur nga gruaja e tij, derisa për këtë të fundit ka pretenduar se ka probleme psikike.
Lajme
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të policisë, derisa ,sipas njoftimit, burrit iu është ofruar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.
“Fushë Kosovë 23.11.2021 – 19:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Sipas viktimës e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/