Gruaja nëntë muajshe shtatëzënë që vrapon 1,6 km për më pak se 6 minuta

Makenna Myler, 28 vjeçare, gjithnjë ka qenë e apasionuar pas fitnesit, por tani që është shtatëzënë nëntë muajshe ajo vrapon 1,6 km.

Fun

21/10/2020 14:04

Video e gruas shtatëzënë duke vrapuar 1,6 km për 5 minuta e 25 sekonda është bërë virale tani, raporton “DailyStar”, transmeton lajmi.net.

Zakonisht, kjo distancë vrapohet për 9-10 minuta, kurse atletët profesionist e kalojnë për 5-6 minuta. Ajo shprehet se nuk i’a merrte mendja se do mundej ta vraponte atë distancë.

Gjatë gjithë shtatzanisë ajo kishte qendruar aktive, ushtrimet e saj kishin ndryshuar si p.sh. ngritja e peshave duhej të ndryshonte, sepse tani ajo kishte një foshnjë në bark.

Doktorët ishin mbështetës sa i përket menyrës se si ajo ushtrohej, gjithashtu edhe burri i saj, i cili e filmoi videon e saj të vrapit. /Lajmi.net/

YouTube player