Gruaja me buzët më të mëdha në botë, rrezikon t’i “shpërthejnë”

17:55 | 3 Dhjetor 2021

Një grua që pretendon se ka “buzët më të mëdha në botë” po përgatitet për ndërhyrjen e saj të 27-të këto javë gjegjësisht për Krishtlindje.

Andrea Ivanova, 24-vjeçe, nga Bullgaria bëri bujë kur filloi të postonte imazhe të buzëve, të bëra nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjike.

Ivanova ka shpenzuar më shumë se 6 mijë euro vetëm në intervenimet në buzë. Ajo nuk e ka në plan të ndalet.

Gjithashtu dëshiron të bëjë një zgjatje të fytyrës dhe një procedurë konturimi në mënyrë që të ndryshojë formën e mjekrës dhe nofullës së saj.

Në një përpjekje për t’u dukur edhe më shumë si kukull, Andrea shpreson të bëjë një operacion të mëtejshëm plastik për të zmadhuar mollëzat e saj.