Gruaja lind binjakë në moshën 73-vjeçare

Një grua 73 vjeçare në Indi ka lindur vajza binjake.

Fun

15/09/2019 20:50

Erramatti Mangayamma, një fermer nga shteti jugor i Andhra Pradesh, besohet të jetë personi më i vjetër që ka lindur ndonjëherë, transmeton lajmi.net.

Ajo mbeti shtatzënë përmes IVF dhe mjekët i lindën foshnjat përmes prerjes cezariane.

“Ndërhyrja shkoi mirë. Nëna dhe foshnjat janë të gjithë të shëndetshme pa komplikime”, tha Dr Sanakayyala Umashankar, drejtori i Ahalya IVF, i cili kreu prerjen cezariane per CNN.

Mangayamma dhe burri i saj, 80-vjeçari E. Rajarao, janë martuar që nga viti 1962, por kurrë nuk kishin qenë në gjendje të konceptoheshin në mënyrë natyrale.

Duke pasur parasysh moshën e Mangayamma, mjekët kanë parë të arsyeshme ta mbajnë atë nën vëzhgim për 21 ditët e ardhshme. /Lajmi.net/