Gruaja i dhuron veshkën të dashurit i cili më pas e tradhtoi dhe e la

Një grua që i dhuroi veshkën të dashurit të saj pretendon se ai e tradhtoi dhe e la disa muaj pas operacionit.

Fun

25/01/2022 09:27

Colleen Le, 30 vjeçare, tha se ajo i ofroi të dashurit të saj të atëhershëm një nga veshkat e saj sepse ai po luftonte për të jetuar me sëmundjen kronike të veshkave si adoleshent.

Në moshën vetëm 17-vjeçare, burri i paidentifikuar duhej të bënte trajtim me dializë dhe i tha asaj se veshka e tij funksiononte në më pak se pesë përqind.

Colleen, nga Shtetet e Bashkuara, thotë se ajo mori vendimin për të dhuruar pasi një test tregoi se çifti i ri ishte në përputhje dhe të dy u shëruan plotësisht pas procedurës së suksesshme. Por vetëm dhjetë muaj më vonë, ajo pretendon se ai i anuloi gjërat pasi ishte jobesnik ndaj saj dhe e akuzoi atë se vazhdoi me transplantin “për t’u dukur mirë”.

Colleen është bërë virale në TikTok ku flet për akuzat e saj brutale nën emrin @colleeeniie dhe ka fituar më shumë se dy milionë pëlqime.

Në një video, ajo tha: “Vendosa të testohesha për të parë nëse po përputheshim, sepse nuk doja ta shikoja atë duke vdekur. Isha shumë nervoze”.

Në një klip të mëvonshëm, Colleen shpjegoi se marrëdhënia e çiftit ndryshoi me të dashurin e saj duke pretenduar se ai do të shkonte në një festë beqarie në Vegas me grupin e tij të kishës shtatë muaj pas operacionit.

Studentja tha se nuk shqetësohej për pushimin e fundjavës, sepse ai ishte një i krishterë i përkushtuar dhe se ajo vendosi të fokusohej në studimet për provimet e saj. Por ajo thotë se u trondit kur ai mbërriti në shtëpi dhe pranoi se e kishte tradhtuar gjatë udhëtimit.

Tre muaj më vonë, ai i dha fund lidhjes dhe i tha: “Nëse jemi të destinuar për njëri-tjetrin, Zoti do të na bashkojë përsëri”.

Colleen tha se ai e bllokoi në të gjitha rrjetet sociale.

Shumë nga ndjekësit e saj e përgëzuan studenten për shpëtimin e jetës së ish të dashurit të saj dhe thanë se ai nuk e meritonte atë, shkruan Mirror.