Gruaja e sulmuesit të Orlandos mund të përballet me burgim

Gruaja e sulmuesit, i cili la të vrarë 49 persona në një klub të homoseksualëve në Orlando mund të përballet me burgim për shkak të lidhjes së saj me sulmin.

Bota

15/06/2016 10:31

Prokurorët kanë mbledhur një numër të madh të jurive për të hetuar Noor Salman, gruan e Omar Mateen, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Raportohet se ajo u ka thënë  policëve se kishte provuar të kontaktojë me burrin e saj para sulmit në klubin e natës ‘Pulse’.

Sulmi në Florida, ishte  më i keqi në historinë  e Amerikës. 53 persona mbetën të plagosur dhe 6 të tjerë janë gjendje kritike./lajmi.net