Gruaja e lidh burrin me zinxhir, shëtit me të në qendër tregtare

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një qendër tregtare në Kroaci, ku gruaja ka nxjerrë për shëtitje burrin.

Fun

18/01/2022 19:23

Një vajzë i habiti të gjithë kur vendosi të ecte nëpër qendrën tregtare teksa kishte me vete edhe burrin që ishte i lidhur me zinxhir si një qen.

Ajo ishte e veshur me një kostum të ngushtë dhe kishte veshur taka të larta ndërsa burri e ndiqte si qen teksa kishte veshur një bluzë pa mëngë.

Sipas mediave kroate, ata janë Antea Ajbek dhe Renato Pirin, një çift i ri që e kanë publikuar videon në TikTok.

“Burri mbahet me zinxhir”, ka shkruar Antea krahas videos në profilin e saj, por kjo përmbajtje është hequr me shpejtësi.

Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj “performance”, por shumë supozojnë se ky është një tjetër trend i çuditshëm në rrjetin e njohur social.

YouTube player