Gruaja 91 vjeçare që i zgjati shtatzënia 60 vjet

Doktorët në një qytet të vogël të Kilit, në barkun e një gruaje të moshuar kanë gjetur një fetus e cila asnjëherë nuk e ka vërejtur që ka qenë shtatzënë. Gjatë gjithë jetës ajo dhe bashkëshorti i saj kishin besuar se nuk mund të kenë fëmijë.

Fun

05/08/2015 21:04

Estela Melendez, tani 91 vjeçare tregon se ka mbajtur një fetus në barkun e saj për 60 vite. Për çudi, doktorët thonë se fetusi nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin e kësaj gruaje. Melendez, si e moshuar që është tani ka problem me të dëgjuarit, mirëpo përndryshe shëndeti i saj qëndron mirë.

Fillimisht edhe mjekët e kishin të pamundur të besonin se kishin të bënin me një fetus.

“Doktorët fillimisht menduan se kisha një tomor dhe se duhesha t’i nënshtrohesha operacionit”, ka thënë Melendez për CNN, transmeton lajmi.net.

“Mirëpo, pas fotografimit me rrezet X, doktorët nuk mund t’i besonin syve të tyre. Nuk ishte një tumor, por një fetus” ka thënë ajo.

Për plakën dhe familjen e saj kjo ka qenë një tronditje e madhe. Meldenez dhe burri i saj gjatë jetës bashkëshortore nuk ishin në gjendje që të bënin fëmijë, dhe kjo ishte mjaft rënduese për ta.

Luil Meldenez, tha se nuk mund ta beson këtë. “Unë nuk mund të besoj. Pyes vetën se si është e mundur që ajo nuk është ankuar asnjëherë. Madje edhe atëherë kur fetusi ka vdekur në barkun e saj”./lajmi.net