Gruaja 90-vjeçare vdes nga koronavirusi, ia dhuroi ventilatorin një pacienti më të ri

Një grua 90-vjeçare ka vdekur nga koronavirusi në Belgjikë, pasi mohoi të futet në ventilator për frymëmarrje dhe udhëzoi mjekët që 'ta ruanin atë për pacientët më të rinj në moshë'.

Fun

31/03/2020 19:55

Suzanne Hoylaerts nga Binkomi i Belgjikës, u shtrua në spital në 20 mars kur gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi pas kontraktimit të COVID-19, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ekziston një mungesë globale e ventilatorëve gjatë pandemisë koronavirus. Një pjesë kryesore e pajisjeve ofrojnë asistencë për frymëmarrje.

Hoylaerts kërkoi kujdes mjekësor pasi vuante nga mungesa e oreksit dhe gulçimi.

Ajo u pranua në spital, ku testoi pozitiv me koronavirus dhe u vendos në izolim.

Ajo thuhet se u tha mjekëve në spital: “Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruajeni atë për pacientët më të rinj. Kam shijuar mjaftueshëm jetën”.

Hoylaerts ndërroi jetë dy ditë pasi u shtrua në spital, më 22 mars.

Deri më tani, Belgjika ka regjistruar 705 vdekje sipas shifrave të fundit zyrtare. /Lajmi.net/