Gruaja 111-vjeçare shërohet nga koronavirusi, bëhet njeriu më i vjetër në botë që e mposht atë

Një grua 111-vjeçare është bërë një nga njerëzit më të vjetër në botë që është kuruar nga koronavirusi.

Fun

28/05/2020 16:42

Juana Zúñiga, e cila jeton në një shtëpi të kujdesit në kryeqytetin Santiago, ishte banorja më e vjetër në objekt kur kapi virusin së bashku me 25 të tjerët, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Ajo tashmë kishte vuajtur nga problemet e frymëmarrjes kur u infektua Covid-19, por punonjësit e kujdesit në shtëpi thanë që ajo nuk ishte prekur shumë nga sëmundja dhe ‘nuk shfaqte simptoma’.

“Ajo nuk kishte asnjë simptomë dhe shumë pak ethe, gjë për të cilën u gëzuam”, tha drejtoresha e shtëpisë së kujdesit, María Paz Sordo.

Zuniga zyrtarisht u shërua nga virusi më 10 maj, duke e bërë atë personin më të vjetër në Kili që ka arritur të shërohet nga Covid-19. /Lajmi.net/