Griezmann në rast të largimit nga Barcelona dëshiron vetëm Atletico Madridin

Sulmuesi Antoine Griezmann dëshiron rikthimin tek Atletico.

Sport

24/07/2021 23:52

Sipas ‘Marca’, Griezmann është i interesuar për një kalim te Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi thuhet se në rast të largimit nga Barcelona ai dëshiron vetëm rikthim në Atletico dhe nuk është i interesuar të kalojë në ndonjë ekip tjetër.

Dy klubet spanjolle po konsideronin një shkëmbim që do ta dërgonte sulmuesin francez te kampioni i Spanjës, ndërsa Saul Niguez do të kalonte tek Barcelona.

Megjithatë ende nuk ka marrëveshje mes klubeve dhe gjithçka është e hapur. /Lajmi.net/