Griezmann: Barca ka krijuar ekip sikur të bësh kode mashtrimi në video lojëra

Ylli më i i ri i Barcelonës, Antoine Griezmann, është shprehur i mahnitur me skuadrën e tij të re.

Sport

21/07/2019 14:32

Griezmann, i cili kaloi tek Barca gjatë kësaj vere për shumën e 120 milionë eurove, është impresionuar me skuadrën e ndërtuar.

Sipas francezit, katalanët kanë ndërtuar një skuadër sikur duke përdorur kode mashtruese në video lojëra (cheats).

“Barcelona po ndërton një skuadër sikur kod mashtrues në video lojë: Luis Suarez, Messi, Dembele, Frenkie” ka thënë Griezmann për ‘Marca’, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi skuadër të mirë, lojtarë të mëdhenj dhe trajnerin që vendos se kush luan” ka thënë tutje lojtari.

“Ne do të jemi gati të shijojmë lojën dhe të bëjmë tifozët dhe vetën të lumtur gjithë kohës” ishin fjalët e francezit.

Griezmann ndër të tjerash ka shprehur edhe gëzimin e tij që do të luajë krahë Lionel Messi. /Lajmi.net/