Greva në Aeroportin e Kenisë bllokon mijëra pasagjerë

Mijëra pasagjerë janë bllokuar në aeroportin ndërkombëtar të Kenisë, pasi një grevë ka shkaktuar çrregullime të mëdha në fluturime.

Bota

06/03/2019 17:56

Ushtria është angazhuar për të penguar këto masa në Aeroportin Jomo Kenyatta të Nairobit.

Situata është përmirësuar pak, pasi disa fluturime janë rikthyer, ndonëse pjesa më e madhe e pasagjerëve kanë mbetur të bllokuar.

Punëtorët nuk janë të kënaqur rreth planeve për të shkrirë në një, autoritetin e aeroportit dhe linjën ajrore kombëtare.

Aeroportet në Mombasa, Eldoret and Kisumu po ashtu janë ndikuar nga kjo situatë.

Qeveria e ka cilësuar këtë grevë si joligjore derisa personeli i forcave ajrore të Kenisë është dërguar në aeroport për t’iu ndihmuar pasagjerëve.

Më herët gjatë ditës ka pasur përleshje në ambientet e aeroportit, përkatësisht në mes të punëtorëve, që kanë protestuar, dhe policisë paramilitare.

Zyrtarët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve janë plagosur.