Greta Koçi: Rama nuk është kryeministri im, ka lënë popullin pa bukë (Video)

Këngëtarja dhe ish kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga të rinjtë e këtij forumi.

Lajme

21/12/2015 12:32

Në fjalën e saj Greta u shpreh ndër të tjera se Rama nuk është kryeministri i saj. Ajo theksoi gjithashtu se populli është pa bukë.

“Situata është bërë e pasuportueshme nga Jugu në Veri. Zoti Rama po ju drejtohem ju, nuk do ju shaj po do ju them që ti nuk je kryeministri im. Për çfarë krenoheni ju? Populli është pa bukë. Krenoheni me ligjin e arsimit të lartë apo për 300.000 vendet e punës apo për familjet që iu është hequr ndihma ekonomike apo për të rinjtë që po enden rrugëve të botës. Jeni artist sikur unë Zoti Rama, por dyshoj shumë tek artistlliku juaj”, tha Greta.

YouTube player