Greqia pa telashe kundër Moldavisë, merr tri pikë të reja
Kombëtarja e Greqisë ka shënuar fitore të lehtë kundër Moldavisë.

Sport
Moldavia e kishte të pamundur t’i mbrohet Greqisë, sidomos me një lojtar më pak për një pjesë loje, shkruan lajmi.net.
Grekët arritën të zhbllokonin sfidën në minutën e 45+3, me golin e Bakasetas që erdhi nga penalltia.
Gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Greqia vulosi fitoren e saj me golin e shënuar nga Mantalos.
Me këto dy gola u vendos edhe fati i takimit, duke bërë që tashmë tri pikë të shkojnë për Greqinë, kurse Moldavia mbetet duarboshe nga ky takim.
Me këto tri pikë, Greqia merr pozitën e parë në grupin ku luan edhe Kosova, në ligën C të Ligës së Kombeve.
Moldavia mbetet në pozitën e fundit, me vetëm një pikë, por me goldiferencë më të dobët sesa Kosova. /Lajmi.net/