Grenell: Kurti nuk e dëgjoi Biden për demarkacionin me Malin e Zi, ai zgjodhi rrugën e terrorizmit

Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot ka reaguar pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem pas njohjes reciproke me Izraelin, vendim ky që doli si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit e sponzorizuar nga Administrata Trump.

Lajme

02/03/2021 17:54

Grenell në një postim të tijin paraprak e ka quajtur kurtin majtist anti-amerikan i cili ka qenë kundër të gjitha administratave amerikane, shkruan lajmi.net.

Por, Grenell nuk është mjaftuar me vetëm një reagim.

Tutje, ish-emisari për dialogun ka shkruar se Albin Kurti nuk e ka dëgjuar ishp-presidentin amerikan, Barack Obama dhe ish-zëvendësin e tij, tani president i SHBA-ve, Joe Biden për demarkacionin me Malin e Zi por ka hedhur gazlotsjellës në Kuvend

Madje, Grenell nuk e ka kursyer as gjuhën e tij duke thënë se Kurti pavarësisht thirrjeve të Biden “shkoi në drejtim terrorist”.

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit ”, ka shkruar Grenell.