​Greg Delawie: Serbia është kërcënim për paqen dhe jo Kosova

Ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie ka deklaruar se Serbia është kërcënimi real për paqen në Ballkan e jo Kosova. Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se KFOR-i do ta bëjë punën e tij, duke iu referuar kërcënimit potencial të paqes nga Serbia. “Luftënxitje në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi…

Lajme

22/08/2022 15:42

Ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie ka deklaruar se Serbia është kërcënimi real për paqen në Ballkan e jo Kosova.

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se KFOR-i do ta bëjë punën e tij, duke iu referuar kërcënimit potencial të paqes nga Serbia.

“Luftënxitje në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mirë”, ka shkruar diplomati amerikan.