Gratë greke protestojnë në mbështetje të 51-vjeçares shqiptare të përdhunuar para pak ditësh
"JO DO TË THOTË JO"!
Fun
Tre ditë më parë, opinioni publik u trondit nga rasti i përdhunimit të një shqiptareje 51-vjeçare në Petralona të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagime të forta në Athinë, sidomos tek komuniteti femëror që së fundmi është ngritur në protestë kundër kësaj ngjarjeje, duke kërkuar arrestimin dhe dënimin e ashpër të përdhunuesit 37-vjeçar.

Sipas mediave greke, shqiptarja e cila ishte punonjëse pastrimi kishte shkuar si çdo javë për të pastruar shkallët dhe ashensorin e pallatit kur u tërhoq me dhunë dhe u përdhunua për disa orë nga shtetasi bullgar.
Banorët vendas thirrën policinë, e cila fillimisht rrethoi zonën dhe më pas, kur u lëshua një urdhër kërkimi nga Prokurori dhe në prani të një zyrtari Gjykate, një ekip i EKAM bastisi banesën. Sidoqoftë, autori i përdhunimit arriti të shpëtonte.

Mediat greke kanë nxjerrë në dritë një tjetër rast përdhunimi në vitin 2015. Gjashtë vite më parë pre e abuzimit seksual u bë një studente, të cilën pasi bullgari e përdhunoi në banesën e saj, u përpoq ta vriste. /Lajmi.net/